Avokatja Nexhi Beqiri ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku foli për arsyet që i shtyjnë të rinjtë të largohen nga Shqipëria.
Ajo diskutoi gjithashtu për rolin që mund të luajnë emigrantët e kthyer në zhvillimin e vendit.
Beqiri theksoi se shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit sjellin me vete përvoja të vlefshme profesionale kur rikthehen në atdhe.
Sipas saj, ata kontribuojnë edhe me një kulturë më të zhvilluar të menaxhimit dhe respektimit të ligjit.
Avokatja shtoi se emigrantët e kthyer njohin nga afër funksionimin e institucioneve në vendet e zhvilluara, të cilat ofrojnë mbështetje për qytetarët në arsim, punësim dhe mirëqenie sociale.