Rama ofendon protestuesit nga Elbasani: Injorantë dhe delirantë

Shqipëria

Rama ofendon protestuesit nga Elbasani: Injorantë dhe delirantë

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 18:25
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mbajti një takim në Elbasan për 35-vjetorin e Partisë Socialiste.

Rama: Gjithsekush ka opinionin e vet, nëse je i shqetësuar për flamingot, natyrën për një zhvillim si të mos e dëmtoj natyrën je i shqetësuar për faktin. Duhet të bësh jehonë të vërtetës jo manipulimit. Të verifikosh të vërtetën dhe jo të bësh tangërllëkun, ne nuk negociojmë. Ne duam dorëheqje? Çfarë dorëheqje?

Dorëheqje nga misioni i PS për të anëtarësuar Shqipërinë në BE?! Kush do shkojë atje për të negociuar atje në BE? Kush do i dalë për zot Shqipërisë, ata që mendojnë se të vishesh seksi si flamingo. Këto janë marrëzira që vendet i paguajnë shumë shtrenjtë. Por nuk do shkoj te Gjermania, se do thonë këta janë çuna të bukur pse i ngatërron me nazistët.

Nazizmi triumfoi se jo pse ishin njerëz të këqinj aty por se shumë njerëz të mirë shkuan pas të këqinjve. Ata të mirët që janë shumica, vajtën pas berihait. Dhe prandaj nuk e kuptoj si mund të jesh ambientalist dhe të rrish në një shes me lloj lloj njerëzish që kanë në fjalorin e tyre 40 fjalë, shumica njërrokësh, ik tq, dd. Ça ambientalisti është ky? Ndotja më e madhe akustike që i bëhet një shoqërie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat