Aksident i rëndë në aksin Korçë-Ersekë, humb jetën një i mitur

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Ersekë, humb jetën një i mitur

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 17:12
Fotoilustrim

Aksident i rëndë në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një fëmijë që po lëvizte në rrugë.

Pavarësisht ndihmës së dhënë, mësohet se i mituri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Burime paraprake bëjnë me dije se fëmija ndodhej i shoqëruar nga nëna e tij në momentin e aksidentit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat