Aksident i rëndë në Dhërmi/ Përplasen dy makina, 4 të plagosur dërgohen me urgjencë në Vlorë

Shqipëria

Aksident i rëndë në Dhërmi/ Përplasen dy makina, 4 të plagosur dërgohen me urgjencë në Vlorë

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 17:18
Fotoilustrim

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në Dhërmi, ku janë plagosur katër persona.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete që janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe ende të paqarta.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat