Rama ndan pamjet e Pallatit të Kulturës `Vaçe Zela`: Tanimë i rilindur

Shqipëria

Rama ndan pamjet e Pallatit të Kulturës `Vaçe Zela`: Tanimë i rilindur

Më: 15 qershor 2026 Në ora: 10:05
Ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga Pallati i Kulturës Vaçe Zela, i cili është restauruar dhe rikonstruktuar së fundmi.

Në postimin e tij, Rama thekson se institucioni kulturor, që mban emrin e ikonës së muzikës shqiptare Vaçe Zela, është transformuar dhe tashmë ofron kushte dinjitoze për aktivitetet artistike dhe kulturore.

“MIRËMËNGJES dhe me Pallatin e Kulturës që mban emrin e ikonës së këngës shqiptare Vaçe Zela në Lushnjë, tanimë i rilindur me kushte dinjitoze, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Restaurimi i Pallatit të Kulturës synon përmirësimin e infrastrukturës kulturore në qytet.

Kështu duke krijuar hapësira më të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve artistike dhe komunitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat