Gjendet pa jetë në banesë 55-vjeçarja në Sheqeras të Maliqit

Shqipëria

Gjendet pa jetë në banesë 55-vjeçarja në Sheqeras të Maliqit

Më: 21 qershor 2026 Në ora: 12:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq, ku një grua 55-vjeçare është gjetur pa jetë.

Sipas policisë, 55-vjeçarja Lavdie Daci dyshohet se kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë brenda banesës së saj.

Trupi i pajetë është konstatuar nga vajza e saj, e cila ka njoftuar menjëherë uniformat blu.

Viktima jetonte me djalin e saj, i cili ishte larguar një javë më parë drejt Greqisë për punë sezonale, ndërsa fëmijët e tjerë ndodhen në Tiranë dhe në Greqi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat