“Ju erdhi fundi!” – Protestuesit të vendosur, marshim kilometrik në kryeqytet, thirrje të prera për dorëheqjen e Ramës

Shqipëria

“Ju erdhi fundi!” – Protestuesit të vendosur, marshim kilometrik në kryeqytet, thirrje të prera për dorëheqjen e Ramës

Më: 27 qershor 2026 Në ora: 23:32
Pamje nga protesta

Marshimi i mijëra qytetarëve që nisi pas përfundimit të fjalimeve përpara kryeministrisë po vijon me një vendosmëri të jashtëzakonshme përgjatë akseve kryesore të Tiranës.

Turma e madhe e protestuesve po lëviz në bllok, duke krijuar një kordon masiv njerëzor, ndërsa atmosfera në rrugët e kryeqytetit mbetet tejet e ndezur nga thirrjet unanime të pjesëmarrësve.

Gazetari nga terreni raporton se përgjatë gjithë itinerarit të marshimit dëgjohen në kor thirrje të fuqishme drejtuar ekzekutivit si “Ju erdhi fundi!” dhe “Rama jep dorëheqjen!”.

Qytetarët, të cilët mbajnë në duar pankarta dhe simbole kombëtare, po shprehin me zë të lartë dhe pa doreza revoltën e tyre, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.

Mes rreshtave të marshuesve dominon gjithashtu slogani “Shqipëri e Re”, një thirrje që është kthyer në kryefjalën e kësaj dite të 28-të të qëndresës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat