Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund në Vlorë, era favorizon flakët

Shqipëria

Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund në Vlorë, era favorizon flakët

Më: 29 qershor 2026 Në ora: 14:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e kësaj të hëne fshatin Llakatund të Vlorës.

Siç shihet edhe nga pamjet, flakët kanë marrë përmasa të konsiderueshme dhe kanë dalë jashtë kontrollit, duke u përhapur me shpejtësi.

Problematike paraqitet edhe era, e cila po favorizon përhapjen edhe më të shpejtë të zjarrit.

Ndërkohë, nuk raportohet ende për mbërritjen e zjarrfikëses në vendngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat