U ndje keq në qeli, ndërron jetë i paraburgosuri në Vlorë

Shqipëria

U ndje keq në qeli, ndërron jetë i paraburgosuri në Vlorë

Më: 15 korrik 2026 Në ora: 22:36
Fotoilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital.

Bëhet me dije se i paraburgosuri është ndjerë keq brenda ambienteve të paraburgimit dhe është transportuar menjëherë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Megjithatë, ai ka mbërritur pa shenja jete në ambientet e spitalit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten të paqarta. Pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për më shumë detaje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat