Qindra qytetarë kanë përmbyllur protestën e 47-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama

Shqipëria

Qindra qytetarë kanë përmbyllur protestën e 47-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama

Më: 16 korrik 2026 Në ora: 22:09
Protesta në Tiranë

Pas qëndrimit para Kryeministrisë dhe marshimit kilometrik nëpër rrugët e Tiranës, protestuesit janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë vijuar me mesazhet e tyre kundër qeverisë.

Gjatë protestës dhe marshimit janë dëgjuar thirrje si “Rama, jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!”.

Kujtojmë se gjatë protestës së sotme, aktivistët kanë përsëritur edhe kërkesat e tyre ndaj SPAK-un që të hetojë zyrtarët e lartë.

Po ashtu, protestuesit kanë lënë një mesazh gjigant të shkruar në tokë, në sheshin përballë Kryeministrisë, aty ku zhvillojnë çdo ditë tubimet e tyre.

Në shkrimin e madh drejtuar klasës politike, protestuesit kanë vendosur frazën: “Rama-Balluku, SPAK YOU!”, duke iu referuar thirrjeve të tyre për hetime nga SPAK ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Në përfundim të protestës, qytetarët kanë deklaruar se do të vijojnë qëndrimin e tyre edhe ditët në vijim, duke e mbyllur tubimin me thirrjen: “Nesër më shumë!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat