LIVE: 56 ditë protestë madhështore/ Dorëheqja e Ramës kërkesa e panegociueshme e shqiptarëve!

Shqipëria

LIVE: 56 ditë protestë madhështore/ Dorëheqja e Ramës kërkesa e panegociueshme e shqiptarëve!

Më: 25 korrik 2026 Në ora: 07:45 Përditësuar në ora: 19:41 më 25.07.2026
Pamje nga protesta

Revolta e 56 kundër Ramës, qytetarët nisin organizimin në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ndërsa protesta hyn në ditën e saj të 56 të revoltës kundër Edi Ramës.

Kërkesa e qytetarëve është e qartë, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Më herët aktivistë dhe qytetarë i dhanë një përgjigje deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste prezantoi platformën “Besa”, duke kërkuar, sipas tij, një marrëdhënie të re me qytetarët.

Protestuesit deklaruan se nuk e pranojnë këtë mesazh, duke theksuar se qeveria, sipas tyre ka humbur besimin e qytetarëve.

“Rama jepe dorëheqjen”- Revolucioni i flamingove pushton Mynihun, shqiptarët në protestë i kërkojnë llogari qeverisë: Ku është transparenca?!

Protesta popullore e shqiptarëve ka pushtuar edhe Mynihun në Gjermani.

Revolucioni i flamengove mblodhi diasporën në një tubim të pazakontë, ku spikasnin banderolat, parullat dhe thirrjet për llogaridhënie, transparencë, dhunën policore, skandalin e Zvërnecit apo shitjen e trojeve të Shqipërisë dhe deri te dorëheqja e qeverisë dhe kryeministrit.

Me një banderolë të gjatë ata kishin hartëzuar rrugët e marrjes së informacionit nga qytetarët për problematikat, si dhe pikëpyetjet e mëdha për qeverinë në lidhje me skandalet e dyshuara apo ligjet abuzive, si ato të zonave të mbrojtura, paketës së Maleve dhe investimeve strategjike.

Në një tjetër pankartë spikaste fotoja e qytetares së moshuar që tërhiqej zvarrë nga Policia dhe shoqërohej me forcë teksa protestonte të enjten te Parlamenti, ndërsa më tej mbishkrimi se “ku duhet të kërkohej llogaria për dhunën”.

Disapora ka spikatur gjatë muajit qershor dhe korrik me protestat e saj në kryeqytetet evropiane dhe botërore si dhe para ambasadave shqiptare të disa vendeve.

----

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 56-të, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish në mbrëmje para godinës së Kryeministrisë për të vijuar tubimet e përditshme.

Në protestën e zhvilluar një ditë më parë, aktivistët dhe qytetarët i dhanë një përgjigje deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste prezantoi platformën “Besa”, duke kërkuar, sipas tij, një marrëdhënie të re me qytetarët.

Nga podiumi para Kryeministrisë, protestuesit deklaruan se nuk e pranojnë këtë mesazh, duke theksuar se “besa” nuk mund të kërkohet pas 55 ditësh protesta dhe se qeveria, sipas tyre, ka humbur besimin e qytetarëve.

Gjatë fjalimeve, aktivistët akuzuan kryeministrin se po përpiqet të zbusë reagimin qytetar me iniciativa të reja, ndërsa këmbëngulën se protesta nuk ka ndryshuar objektiv.

Ata deklaruan se nuk kërkojnë platforma, premtime apo dokumente të reja, por vetëm largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë. Në fjalimet e mbajtura para protestuesve u theksua se pas dorëheqjes duhet të ketë edhe përballje me drejtësinë, si dhe krijimin e një qeverie tranzitore që, sipas tyre, do të garantojë zgjedhje të lira.

Në përfundim të fjalimeve, qytetarët zhvilluan marshimin e përnatshëm në rrugët e Tiranës, duke brohoritur “Rama ik”, “Dorëheqje” dhe “Shqipëria nuk dorëzohet”.

Edhe sot në mbrëmje, protestuesit pritet të rikthehen para Kryeministrisë për ditën e 56-të radhazi, duke përsëritur se nuk do t’i ndalin tubimet derisa të realizohet kërkesa e tyre kryesore: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat