​Begaj pret ambasadorin e ri të Ekuadorit, kërkon njohjen e Kosovës

Shqipëria

​Begaj pret ambasadorin e ri të Ekuadorit, kërkon njohjen e Kosovës

Më: 6 gusht 2026 Në ora: 19:40
Pamje nga takimi

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, priti sot në një ceremoni zyrtare ambasadorin e ri të Ekuadorit, Esteban Assar Moscoso Bohman, rezident në Romë, i cili i paraqiti Letrat Kredenciale.

Kreu i Shtetit i uroi ambasadorit suksese në përmbushjen e misionit të tij diplomatik dhe shprehu vullnetin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Ekuadorit, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Siç raporton RTSH, gjatë takimit, Presidenti vlerësoi bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe kërkoi që Ekuadori të konsiderojë mundësinë e njohjes së Republikës së Kosovës,.

Kështu duke e cilësuar atë një kontribut të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat