Protesta në Tiranë në ditën e 68-të: Largim të klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

Shqipëria

Protesta në Tiranë në ditën e 68-të: Largim të klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

Më: 6 gusht 2026 Në ora: 22:32
Pamje nga protesta

Vijon protesta në shesh në Tiranë, për të 68-tën ditë.

Protestuesit si çdo mbrëmje janë grumbulluar në sheshin Skënderbej,.

Më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë ku kanë nisur me thirrje dhe fjalime në podiumin e improvizuar poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Siç raporton Top Channel, kërkesat e tyre vijojnë të pandryshuara, teksa kërkojnë largimin e të gjithë klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat