Aksident i dyfishtë në aksin Fier-Lushnje, plagosen babë e bir

Shqipëria

Aksident i dyfishtë në aksin Fier-Lushnje, plagosen babë e bir

Më: 15 gusht 2026 Në ora: 17:05
Fotoilustrim

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Lushnje, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip Fiat dhe një automjet tip Volkswagen.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuat lëndime te drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe pasagjeri.

Të plagosurit, një prej drejtuesve dhe djali i tij i mitur, janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas informacionit paraprak, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat