Pankartat epike nga protesta: “Nuk ikim ne, por ju!”

Shqipëria

Pankartat epike nga protesta: “Nuk ikim ne, por ju!”

Më: 24 gusht 2026 Në ora: 20:02
Pankarta nga protesta

Në këtë ditë të 86-të të protestës, qytetarët kanë ironizuar  me pankarta takimin e kryeministrit Edi Rama me kabinetin qeveritar në Pogradec.

Në një pankartë theksohet se ndërsa në mbledhje, qeveritarët bëjnë plane të reja për tendera e prokurime miliona lekësh, qytetarët mezi shtyjnë muajin.

“Ju në Pogradec: Plane të reja, miliona në tendera e prokurime. Ne në Tiranë: shtyjmë muajin me përbuzje e thërrime”, thuhet në pankartë.

Image
Pankarta nga protesta

Në një tjetër, një qytetar ironizon sukseset për të cilat flet qeveria.

“Statistikat e qeverisë janë plot sukses, por xhepat tanë plot me stres”.

Image
Pankarta nga protesta
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat