Tërmet në Qarkun e Fierit/ Lëkundjet ndihen në Lushnje dhe Elbasan, ja sa ishte magnituda

Shqipëria

Tërmet në Qarkun e Fierit/ Lëkundjet ndihen në Lushnje dhe Elbasan, ja sa ishte magnituda

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 16:18
Fotoilustrim

Lëkundje sizmike janë ndier pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit dhe të Lushnjes, rreth orës 15:37.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku, lëkundjet janë raportuar të jenë ndier nga banorë të qytetit të Elbasanit.

Ndërsa deri në këto momente nuk ka informacion për dëme materiale apo persona të lënduar.

Autoritetet raportojnë se bëhet fjalë për një tërmet në Qarkun e Fierit, me epiqendër rreth 1 kilometër në verilindje të qytetit të Lushnjes, me magnitudë 3.8 ballë dhe thellësi 10 km.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat