“Nesër më shumë!”- Qytetarët përmbyllin protestën e 87-të me thirrje për dorëheqjen e Ramës

Shqipëria

“Nesër më shumë!”- Qytetarët përmbyllin protestën e 87-të me thirrje për dorëheqjen e Ramës

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 20:22 Përditësuar në ora: 22:56 më 25.08.2026
Protesta në Tiranë

“Nesër më shumë!”- Përfundon protesta e 87-të kundër qeverisë, qytetarët thirrje kryeministri: Rama, jep dorëheqjen!

Ka përfunduar protesta e 87-të qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një tjetër mbrëmjeje të shoqëruar me fjalime, marshim dhe thirrje kundër qeverisë.

Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar protestën me marshimin e përditshëm nëpër rrugët e Tiranës. Protestuesit janë drejtuar fillimisht drejt Sheshit “Nënë Tereza”, më pas në drejtim të stadiumit “Air Albania”, duke vijuar lëvizjen drejt Rrugës së Elbasanit.

Në vijim, turma është rikthyer sërish, duke u drejtuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për t’u ndalur para Kryeministrisë, aty ku zhvillohet çdo ditë protesta.

Gjatë gjithë marshimit nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Mes tyre është përsëritur edhe kërkesa “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa qytetarët kanë shprehur vendosmërinë për të vijuar protestën.

Në përfundim të tubimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjen që tashmë është kthyer në refren të përditshëm të kësaj qëndrese: “Nesër më shumë!”

“Shqiptarët i kanë sytë nga ju!”- Aktivisti thirrje SPAK: Mos u bëni palë me sistemin e kalbur politik, veproni! Presim arrestimet e zyrtarëve të lartë dhe Edi Ramës

Në protestën e 87-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, aktivisti Arben Kola iu drejtua Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke i kërkuar të veprojë dhe arrestojë zyrtarët e lartë politikë.

Kola tha se SPAK-u dhe institucionet e drejtësisë të mos bëhen pjesë e sistemit politik që ai e cilësoi të kalbur, por të nisin arrestimin e zyrtarëve të lartë, duke nisur nga Edi Rama.

“Mundësoni revolucionin paqësor. Në javën e parë të shtatorit presim arrestimet e para në hierarkinë e lartë politike, duke filluar me Edvin Ramoviçin, përndryshe do të bëheni palë me sistemin e kalbur politik 35-vjeçar”, tha ai.

Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të veprojë sa më shpejt, duke thënë se: “Të gjithë shqiptarët i kanë sytë nga ju”.

Arben Kola: Edhe një herë thirrje për institucionin e SPAK-ut, prokurorët dhe gjykatësit, mundësoni revolucionin paqësor. Në javën e parë të shtatorit presim arrestimet e para në hierarkinë e lartë politike, duke filluar me Edvin Ramoviçin, përndryshe do të bëheni palë me sistemin e kalbur politik 35-vjeçar.

SPAK, veproni sa më shpejt, që të bëni të mundur revolucionin paqësor. Të gjithë shqiptarët i kanë sytë nga ju.

Ne nuk do të lejojmë të shitet as një copë truall, as të copëtohet apo t’i jepet dikujt. Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve. Prandaj, kjo betejë duhet të vazhdojë pavarësisht fjalëve, akuzave apo thashethemeve nëpër kafe se jemi të shitur.

Kjo betejë është beteja e shqiptarëve për t’i thënë kësaj klase politike: shporruni. Ne nuk ju duam më, shporruni para se shqiptarët t’ju marrin me shkelma.

“Ejani në shesh!” – Thirrja e ish policit Krenar Ahmeti ndaj qytetarëve: Ta zhdukim këtë klikë që na e ka pirë gjakun për 36 vite

Ish oficeri i Policisë, Krenar Ahmeti mori fjalën në protestë dhe iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin masivisht në shesh për të larguar qeverinë e Edi Ramës dhe të gjithë klasën politike në vend.

Ai theksoi se kjo është e vetmja zgjidhje për të larguar “këtë klikë që ia ka pirë gjakun mbi 36 vjet këtij vendi”.

“Ka vetëm një zgjidhje. Burra, gra, fëmijë, i madh edhe i vogël, pensionistë, punëtorë, të papunë ejani në shesh.

Nëse doni që ta zhdukim këtë klikë që ia ka pirë gjakun mbi 36 vjet këtij vendi. Vendin mos e lëshoni.”, tha ai.

“Shqiptarët i kanë sytë nga ju!”- Aktivisti thirrje SPAK: Mos u bëni palë me sistemin e kalbur politik, veproni!

Në protestën e 87-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, aktivisti Arben Kola iu drejtua Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke i kërkuar të veprojë dhe arrestojë zyrtarët e lartë politikë.

Kola tha se SPAK-u dhe institucionet e drejtësisë të mos bëhen pjesë e sistemit politik që ai e cilësoi të kalbur, por të nisin arrestimin e zyrtarëve të lartë, duke nisur nga Edi Rama.

“Mundësoni revolucionin paqësor. Në javën e parë të shtatorit presim arrestimet e para në hierarkinë e lartë politike, duke filluar me Edvin Ramoviçin, përndryshe do të bëheni palë me sistemin e kalbur politik 35-vjeçar”, tha ai.

Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të veprojë sa më shpejt, duke thënë se: “Të gjithë shqiptarët i kanë sytë nga ju”.

Arben Kola: Edhe një herë thirrje për institucionin e SPAK-ut, prokurorët dhe gjykatësit, mundësoni revolucionin paqësor. Në javën e parë të shtatorit presim arrestimet e para në hierarkinë e lartë politike, duke filluar me Edvin Ramoviçin, përndryshe do të bëheni palë me sistemin e kalbur politik 35-vjeçar.

SPAK, veproni sa më shpejt, që të bëni të mundur revolucionin paqësor. Të gjithë shqiptarët i kanë sytë nga ju.

Ne nuk do të lejojmë të shitet as një copë truall, as të copëtohet apo t’i jepet dikujt. Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve. Prandaj, kjo betejë duhet të vazhdojë pavarësisht fjalëve, akuzave apo thashethemeve nëpër kafe se jemi të shitur.

Kjo betejë është beteja e shqiptarëve për t’i thënë kësaj klase politike: shporruni. Ne nuk ju duam më, shporruni para se shqiptarët t’ju marrin me shkelma.

Referendumi për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, aktivistja thirrje qytetarëve: Jemi në shesh për mbledhjen e firmave!

Në protestën e 87-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një aktiviste njoftoi nisjen zyrtare të mbledhjes së nënshkrimeve për referendumin që synon shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024 për zonat e mbrojtura.

Sipas saj, nisma është ndërmarrë nga një grup prej 12 qytetarësh, që synon ta çojë këtë çështje përpara përmes një rruge ligjore dhe demokratike.

“Zyrtarisht kemi filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për referendumin për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura 21/2024. T’i bashkohemi të gjithë për ta shfuqizuar në rrugë ligjore dhe demokratike”, tha ajo.

Ajo bëri thirrje për qytetarët që mbështesin nismën të informohen dhe të kontribuojnë me firmën e tyre.

Aktivistja: Sot kam kënaqësinë t’ju njoftoj se zyrtarisht kemi filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për referendumin për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura 21/2024. Është një nismë që është ndërmarrë nga 12 qytetarë.

Unë jam pjesë e grupit nismëtar, me shpresën që do t’i bashkohemi të gjithë për ta shfuqizuar në rrugë ligjore dhe demokratike, siç është dhe një prej tyre referendumi. Sot doja t’ju njoftoja që jemi në shesh për të mbledhur nënshkrimet.

Kush ka dëshirë, të vijë aty, të marrë informacion dhe të japë firmën për shfuqizimin e ligjit. Ju duhet një kartë ID dhe asgjë më shumë.

Pankartat nga protesta e 87-të, qytetarët mesazhe qeverisë: Në ‘Pasqyrën’ tuaj, vetëm mashtrim, në bulevardin tonë, vetëm guxim!

Pankarta me mesazhe politike dhe kritika ndaj qeverisë janë shfaqur gjatë protestës së 87-të kundër keqqeverisjes dhe kryeministrit Edi Rama.

Në fokus të disa prej pankartave kanë qenë drejtësia, standardet evropiane dhe marrëdhënia e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“87, Europa fillon me shtetin e së drejtës“, thuhej në një pankartë, ndërsa në një tjetër shkruhej: “87, BE-ja kërkon standarde.”

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu!

Protesta e 87-të/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: “Ikni nga politika!”

Qytetarët, pasi u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, po marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, në ditën e 87-të të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Protestuesit bëjnë thirrje njëzëri për dorëheqjen e Edi Ramës, si dhe arrestimin e tij. Thirrjet e tyre vijojnë edhe kundër liderit të opozitës, Sali Berisha, teksa thonë njëzëri “Rama, Berisha ikni nga politika”.

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon prej 87 ditësh, ndërsa në shesh janë bashkuar edhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Ai përshkroi situatën në vend si të pashpresë, duke iu referuar problemeve që qytetarët përballen prej vitesh në institucionet publike, gjykata e spitale.

“Mjafton të shohësh fytyrat e njerëzve dhe e tregojnë shumë qartë se si është situata në Shqipëri. Është një gjendje mjeruese, e pashpresë. Njerëz që vuajnë nëpër dyert e gjykatave, spitaleve dhe nuk marrin zgjidhje prej dekadash. Kjo e ka bërë që kjo protestë të marrë mbështetje”, tha ai.

Më tej, emigranti iu drejtua mbështetësve të partive politike, duke i bërë thirrje të distancohen nga strukturat partiake.

“Ajo që e ndan sot protestuesin nga joprotestuesi janë ndasitë partiake, janë të atashuar në bazat e partive të tyre. Do doja t’u thoja që të largohen nga baza e PS-së, ta përmirësojnë. Edhe PD-ja, të ndahen nga kupola, se po i gënjejnë, po i marrin dinjitetin për një vend pune. Mund të punojnë edhe pa mbështetjen e partive.”, përfundoi ai.

Emigranti nga Gjermania: Arsyeja pse i jemi bashkuar këtu në Tiranë është për t’i mbështetur shqiptarët këtu. Kemi tre ditë që jemi bashkuar. Kemi protestuar edhe ne në Gjermani.

Mjafton të shohësh fytyrat e njerëzve dhe e tregojnë shumë qartë se si është situata në Shqipëri. Është një gjendje mjeruese, e pashpresë. Njerëz që vuajnë nëpër dyert e gjykatave, spitaleve dhe nuk marrin zgjidhje prej dekadash. Kjo e ka bërë që kjo protestë të marrë mbështetje.

Apelet për institucionet i kemi bërë për ditë me radhë. Ajo që e ndan sot protestuesin nga joprotestuesi janë ndasitë partiake, janë të atashuar në bazat e partive të tyre. Do doja t’u thoja që të largohen nga baza e PS-së, ta përmirësojnë.

Edhe PD-ja, të ndahen nga kupola, se po i gënjejnë, po i marrin dinjitetin për një vend pune. Mund të punojnë edhe pa mbështetjen e partive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat