U arrestua para dy ditësh, GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për Ergys Agasin

Shqipëria

U arrestua para dy ditësh, GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për Ergys Agasin

Më: 28 gusht 2026 Në ora: 16:46
Ergys Agasi

GJKKO ka konfirmuar masën e sigurisë  ndaj Ergys Agasit, i cili u arrestua dy ditë më parë.

Vendimi i gjykatës u mor pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga mbrojtja.

Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështje të dyshuara që lidhen me AKSHI-n.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj Agasit një sërë akuzash, përfshirë korrupsion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat