Veliaj firmos vetë nga burgu listëpagesat, miraton shtesë fondesh për çerdhet dhe pranon tre dorëheqje

Shqipëria

Veliaj firmos vetë nga burgu listëpagesat, miraton shtesë fondesh për çerdhet dhe pranon tre dorëheqje

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 17:19
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka miratuar sot vendimet e para nga IEVP Durrës, ku ndodhet në paraburgim prej 19 muajsh.

Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka pranuar dorëheqjet e zëvendëskryetares Anuela Ristani, Sekretarit të Përgjithshëm Eldi Hoxha dhe shefes së Kabinetit, Blerina Beshku.

Kryebashkiaku ka firmosur të gjitha listëpagesat brenda një ore nga momenti kur ato i kanë mbërritur në IEVP Durrës.
Po nga paraburgimi, Veliaj ka miratuar edhe shtesë fondesh për çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit, me qëllim vijimin e financimit dhe funksionimit të këtyre institucioneve.

Një tjetër vendimmarrje e miratuar prej tij lidhet me transportin publik. Bashkia e Tiranës thotë se kryetari ka miratuar fondet për vijimin e aboneve falas të transportit publik për pensionistët e Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat