Tensionet para Kryeministrisë, shoqërohen 10 protestues!

Shqipëria

Tensionet para Kryeministrisë, shoqërohen 10 protestues!

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 22:21
Protesta në Tiranë

Tensione janë regjistruar gjatë protestës së 94-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ku pas përplasjes së protestuesve me gardhin policor të vendosur përpara Kryeministrisë, Policia e Shtetit ka nisur shoqërimin e disa prej pjesëmarrësve.

Sipas informacioneve të deritanishme, 10 persona janë shoqëruar nga policia. Nuk ka ende të dhëna të konfirmuara mbi arsyet konkrete të shoqërimit të secilit prej tyre apo nëse ndaj tyre do të ndërmerren procedura të mëtejshme.

Pas shoqërimeve, një pjesë e protestuesve është nisur në drejtim të Komisariatit nr. 1, ku dyshohet se janë dërguar disa prej personave të shoqëruar.

Ndërkohë, protestues të tjerë pritet të pozicionohen pranë komisariateve nr. 2, 3 dhe 4.

Gjatë protestës së sotme, pjesëmarrësit bllokuan të dyja hyrjet e godinës së Kryeministrisë. Ata kërkuan që kryeministri Edi Rama të dilte përballë tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat