Të paktën 22 persona kanë humbur jetën në Shqipëri, në gusht, si pasojë e aksidenteve të trafikut.
Sipas të dhënave të siguruara nga Top Channel, , vetëm gjatë ktij muaji në të gjithë vendin janë shënuar 159 aksidente nga të cilët, po atyre që humbën jetën, janë lënduar edhe 207 persona tjerë. 32 kanë pësuar lëndime të rënda ndërsa 175 të tjerë u plagosën lehtë.
Shpejtësia tej normave, alkooli në timon dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit vijojnë të mbeten ndër faktorët kryesorë që marrin jetë në rrugët e vendit, shkruan TCH.
Grupmosha 25 deri në 34 vjeç rezulton të jetë më e përfshira në aksidente, ndërsa e diela rezultoi si dita që regjistron numrin më të lartë të aksidenteve.
Për të frenuar këtë situatë, Policia e Shtetit ka ndryshuar strategjinë e kontrolleve në rrugë duke implementuar me shume teknologjinë por duket se trendi i aksidenteve nuk ka pësuar ulje, raporton ky medium.
Vetëm gjatë gushtit policia ka vendosur mbi 47 mijë gjoba disa prej të cilave me vlerë të dyfishuar për shkak të ndryshimeve të kodit rrugor.