Vijon prej tre ditësh zjarri në malin e Tërbunit në Pukë, rrezikohet një banesë dhe stacioni i furnizimit me ujë

Shqipëria

Vijon prej tre ditësh zjarri në malin e Tërbunit në Pukë, rrezikohet një banesë dhe stacioni i furnizimit me ujë

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 08:31
Fotoilustrim

Zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara edhe nga erërat e forta.

Situata mbetet problematike, pasi flakët rrezikojnë një banesë dhe stacionin rezervë të furnizimit me ujë të qytetit të Pukës.

Forcat e angazhuara në terren po punojnë për të vënë nën kontroll flakët, por deri më tani ndërhyrja është vështirësuar ndjeshëm për shkak të terrenit.

Për shuarjen e tij është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat