Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Shqipëria

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Më: 17 shtator 2026 Në ora: 15:09
Ilir Meta

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish presidentit Ilir Meta.

Ky i fundit, kishte kundërshtuar vendimin e shkallës së parë për pezullimin e afateve të paraburgimit ndaj tij.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin e afateve të paraburgimit të ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë.

Ish presidenti Meta, që prej tetorit të vitit 2024, po qëndron në paraburgimin e 313-es, pas akuzave të ngritura nga SPAK ndaj tij për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat