Qytetarët e kanë pritur me interes platformën “Pasqyra e Çmimeve”, që pritet të nisë në fillim të tetorit. Për disa ajo mund të ndihmojë në kursimin e shpenzimeve, ndërsa të tjerë mbeten skeptikë për ndikimin real te çmimet.
Çmimet e larta mbeten shqetësim për qytetarët, ndërsa qeveria po përgatit platformën “Pasqyra e Çmimeve”, përmes së cilës konsumatorët do të mund të krahasojnë çmimet e produkteve në pika të ndryshme shitjeje.
Disa qytetarë e shohin si një mundësi më të mirë për të kursyer dhe për të menaxhuar financat sa i përket ushqimeve të shportës.
Ka nga ata që janë të gatshëm të shkojnë në zona edhe më të largëta për një çmim më të lirë
Por mes tyre ka edhe skeptikë.
Platforma pritet të aktivizohet në fillim të muajit tetor dhe si synim kryesor ka nxitjen e konkurrencës mes supermarketeve përmes transparencës së çmimeve.