Makina merr para të moshuarën në Gjirokastër, dërgohet në spital

Shqipëria

Makina merr para të moshuarën në Gjirokastër, dërgohet në spital

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 10:50
Fotoilustrim

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin “Gjirokastër-Kakavijë”, ku një automjet ka përplasur një këmbësore 77-vjeçare.

Sipas policisë, automjeti tip “Toyota” drejtohej nga një 29-vjeçar, banues në Gjirokastër, i cili ka aksidentuar këmbësore.

E moshuara është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat