Kryetarja e Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami, akuzon qeverinë për bllokimin e hetimeve mbi abuzimet me fondet IPARD dhe thotë se fermerët shqiptarë janë privuar nga mbi 300 milionë euro ndihma europiane.
Ajo kërkon hetim të plotë të përgjegjësive dhe zhbllokimin e fondeve, duke e cilësuar bujqësinë një nga prioritetet kombëtare të Partisë së Lirisë.
Deklarata:
Sikur të mos mjaftonte nenfinancimi i sektorit jetik te bujqesise nga Qeveria, skandali i abuzimeve me fondet IPARD është një nga shembujt më të rëndë të vjedhjes edhe te ndihmave europiane, që vijon te rendojne mbi fermeret.
Fondet IPARD, në vend të përfundonin te fermeri, perfunduan te inceneratorët dhe bandat e qeverisë, duke sjellë bllokimin e financimit nga BE për fermerët shqiptarë per te tretin vit radhazi.
Pavaresisht premtimeve se fondet IPARD do te zhbllokoheshin kete vit, kjo nuk po ndodh per shkak se Qeveria ka bllokuar qellimisht hetimet.
Në Greqine fqinje, përballë hetimeve për abuzime me fondet europiane të bujqësisë, janë marrë masa konkrete, Parlamenti ka hequr imunitetin e 13 deputetëve të partisë në pushtet, ndërsa jane arrestuar mbi 37 zyrtare te larte.