Shtyhet seanca për vrasjen e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar

Shqipëria

Shtyhet seanca për vrasjen e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar

Më: 28 shtator 2026 Në ora: 11:48
Egli Proga

Në seancën e radhës të gjykimit paraprak, e cila zgjati më shumë se dy orë, Denis Meçe, i akuzuar për vrasje të kryer në bashkëpunim, kërkoi veçimin e çështjes nga të akuzuarit e tjerë dhe gjykim të shkurtuar.

Të njëjtën kërkesë për gjykatën e kishin edhe katër të akuzuarit e tjerë, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.

Gjykata nuk arriti të konkludonte me vendim, për shkak të kompleksitetit të çështjes, dhe shtyu seancën për në tetor.

Në seancën e radhës pritet të vendoset nëse procesi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Egli Progës do të zhvillohet me gjykim të zakonshëm apo me gjykim të shkurtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat