“Zvërneci, presim studimin mjedisor”, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

Shqipëria

“Zvërneci, presim studimin mjedisor”, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

Më: 30 shtator 2026 Në ora: 18:13
Ursula von der Leyen, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se e ka informuar atë për ecurinë e projektit të madh të investimit në Zvërnec.

Rama tha se së shpejti pritet studimi i thelluar mjedisor, ndërsa theksoi edhe hapat e ndërmarrë nga qeveria në funksion të rritjes së transparencës dhe ndërveprimit me qytetarët përmes mjeteve teknologjike.

Kryeministri theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet një pikë e palëvizshme e axhendës së qeverisë dhe se Shqipëria, sipas tij, ka bërë hapa përpara në luftën kundër korrupsionit.

“Dua të bëj me dije se e kam informuar presidenten qoftë për ecurinë e projektit të madh të investimit që ka shkaktuar interes, ku tanimë së shpejti studimin e thelluar mjedisor, ndërkohë duke informuar mi[?] hapat që kemi hedhur në funksion të rritjes së transparencës dhe ndërveprimit të qeverisë me mjetet teknologjike. Do të ndezim pasqyrën dhe të gjithë procesit që është e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe projektin e shumëdiskutuar.

Është një pikë e palëvizshme e axhendës sonë dhe e BE-së në tërësi dhe vendet kandidate në vijim, kemi konstatuar faktin që tanimë për Shqipërinë se nëse deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat