Dita e 134-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve drejt godinës së Kryeministrisë

Shqipëria

Dita e 134-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve drejt godinës së Kryeministrisë

Më: 11 tetor 2026 Në ora: 19:15
Pamje nga protesta

Protesta në Tiranë po vijon prej 134 ditësh. Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej ka nisur marshimi i qytetarëve drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime nga protestuesit dhe organizatorët.

Sakaq, kërkesat e qytetarëve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama, rrëzimi i klasës politike dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura. 

Protestuesit akuzojnë qeverinë se është zhytur në krim dhe korrupsion e kërkojnë largimin e Ramës e të qeverisë së tij.

“Qeveri e krimit”, “Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”, “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Berishën”, “Shqipëria në BE, pa Edi Ramën” brohorasin qytetarët në kor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat