Protestuesi i lënduar dhe me pranga paraqitet në Spitalin e Traumës

Shqipëria

Protestuesi i lënduar dhe me pranga paraqitet në Spitalin e Traumës

Më: 15 tetor 2026 Në ora: 20:38
Pamje nga videoja

Një protestues i lënduar gjatë protestës në Tiranë është paraqitur me pranga në Spitalin Universitar të Traumës, ku po marrin trajtim mjekësor edhe persona të tjerë të lënduar gjatë përplasjeve të ditës së sotme.

I lënduari shihet gjithashtu i shoqëruar nga dy efektivë policie në krah.

Sipas njoftimit zyrtar të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” , në këtë spital nuk ka aktualisht persona të lënduar që po marrin trajtim mjekësor.

Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës janë trajtuar gjithsej 26 persona, mes tyre efektivë policie, protestues dhe kalimtarë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat