Hita për përdorimin e plumbave të gomës ndaj protestuesve: Po përdorim çdo mjet të lejuar

Shqipëria

Hita për përdorimin e plumbave të gomës ndaj protestuesve: Po përdorim çdo mjet të lejuar

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 16:33
Skënder Hita

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Skënder Hita, ka deklaruar se policia po përdor çdo mjet të lejuar për menaxhimin e situatës, pasi u pyet nga gazetarët nëse ndaj protestuesve po përdoren plumba gome.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, të mbajtur pas përshkallëzimit të situatës në Tiranë, Hita iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me mjetet që po përdor Policia e Shtetit gjatë përballjes me demonstruesit.

I pyetur nëse policia po përdor plumba gome ndaj protestuesve, Hita deklaroi se efektivët po përdorin çdo mjet të lejuar në raste të tilla.

Konferenca u mbajt në një kohë kur në kryeqytetin shqiptar janë raportuar përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, ndërsa situata në terren është shoqëruar me tensione të larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat