Policia mësyn te rruga “Mysym Shyri”, shoqërojnë protestuesit

Shqipëria

Policia mësyn te rruga “Mysym Shyri”, shoqërojnë protestuesit

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 22:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Ditën e sotme ka qenë shumë e tensionuar situata mes protestuesve dhe policisë, ku nuk kanë munguar përplasjet e forta mes tyre.

Ka patur sërish plagosje nga ana e protestuesve por edhe të efektivëve të policisë.

Protestuesit kanë hedhur në drejtim të policisë gurë, molotovë dhe fishekzjarre.

Ndërkohë ata iu kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome.

Gjithashtu iu vendos flaka Gjykatës së Lartë dhe institucioneve të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat