Presidenti Begaj takim nesër me krerët e komuniteteve fetare

Shqipëria

Presidenti Begaj takim nesër me krerët e komuniteteve fetare

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 22:43
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të zhvillojë nesër një takim me krerët e komuniteteve fetare në vend.

Ky zhvillim në axhendën e kreut të shtetit është planifikuar në orën 12:00 të mesditës.

Nuk dihet arsyeja dhe motivi i këtij takimi, në një moment kur kryefjala e gjithë vendit është protesta e dhunshme që po zhvillohet në Tiranë prej 5 ditësh.

Protestë, do të ketë edhe nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat