65 të lënduar në protestën e pestë para Kryeministrisë, MSH bën bilancin: 12 janë te Trauma

Shqipëria

65 të lënduar në protestën e pestë para Kryeministrisë, MSH bën bilancin: 12 janë te Trauma

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 11:14
Protesta

65 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së dhunshme që u zhvillua të shtunën para Kryeministrisë në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sipas të dhënave për rastet e paraqitura për ndihmë mjekësore, 37 prej tyre janë efektivë të Policisë, 24 protestues dhe 4 kalimtarë, mes të cilëve edhe një i mitur.

Aktualisht, 12 persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës (SUT). Ndërkohë, në pesë ditët e protestave, numri i përgjithshëm i të lënduarve ka arritur në 272. Prej tyre, 169 janë punonjës të Policisë, 82 protestues dhe 21 kalimtarë.

Protesta e 17 tetorit ishte e pesta e dhunshme para Kryeministrisë, ku gjatë ditëve të fundit janë regjistruar përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat