Në pritje të protestës së gjashtë në Tiranë, disa institucione blindojnë dyert dhe dritaret

Shqipëria

Në pritje të protestës së gjashtë në Tiranë, disa institucione blindojnë dyert dhe dritaret

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 12:04
Disa institucione blindojnë dyert dhe dritaret

Në prag të protestës së gjashtë në Tiranë, disa institucione kanë marrë masa shtesë sigurie, duke blinduar dyert dhe dritaret për t’u mbrojtur nga sulme të mundshme.

Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën, Gjykata e Lartë ka vendosur mbrojtëse metalike në dritare, me qëllim parandalimin e dëmtimeve në rast të përsëritjes së incidenteve të dhunshme.

Të njëjtat masa janë marrë edhe në Ministrinë e Arsimit, ku hyrja është blinduar me struktura hekuri për të parandaluar hedhjen e molotovëve dhe sendeve të tjera të forta në drejtim të godinës.

Ministria e Arsimit ka qenë një nga institucionet e shënjestruara gjatë ditëve të fundit të protestave, ku janë regjistruar akte dhune dhe dëmtime të pronës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat