Revolta studentore/ Familja Ejlli mes protestuesve: Kam ardhur që ata të dëgjojnë, duhet dialog

Shqipëria

Revolta studentore/ Familja Ejlli mes protestuesve: Kam ardhur që ata të dëgjojnë, duhet dialog

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 13:13
Luiz Ejlli

Këngëtari Luiz Ejlli i është bashkuar sot protestës së studentëve, së bashku me vajzën e tij. Ejlli është parë në rrugën e Durrësit, duke mbajtur në krahë vajzën e tij Luna Mari.  

Në reagimin e tij, Ejlli theksoi se në një situatë ku ka të lënduar, vëmendja nuk duhet të përqendrohej vetëm te ditët e protestës, por edhe te përgjegjësitë që lindin nga përshkallëzimi i saj.

Në përfundim të mesazhit të tij, këngëtari nënvizon se, pavarësisht qëndrimit të kryeministrit për të mos u larguar nga detyra, përgjegjësia për atë që ndodh nuk mund të shmanget.   

“Të thuash ‘nuk jap dorëheqjen’ është e drejtë e një kryeministri, por qytetarët kanë po aq të drejtë të pyesin se kush përgjigjet kur protesta kthehet në tragjedi, kush mbron jetën dhe kush ka guximin të dëgjojë?”, shkruante ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat