Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, njoftoi se në Spitalin Universitar të Traumës deri më tani kanë mbërritur një efektiv policie, një i mitur 15-vjeç dhe një përfaqësuese e medias.
Në një përditësim të situatës deri në orën 16:00, MSHMS informon se gjendja e tyre është stabile.
Në njoftimin e MSHMS, thuhet se këta persona po kryejnë ekzaminimet dhe po marrin trajtimin nga stafet mjekësore.
MSHMS ka hedhur poshtë spekulimet për humbjen e jetës së një të mituri, duke theksuar se një gjë e tillë është e pavërtetë.
“U bëjmë thirrje mediave dhe opinionit publik të tregojnë përgjegjësi në verifikimin dhe shpërndarjen e informacioneve, për të shmangur përhapjen e lajmeve të rreme që shkaktojnë panik, shqetësim te familjarët dhe tensione të panevojshme në opinionin publik”.