Berisha publikon pamjet e goditjes së të riut: “Krim i shëmtuar shtetëror!”

Shqipëria

Berisha publikon pamjet e goditjes së të riut: “Krim i shëmtuar shtetëror!”

Nga: A.SH Më: 19 tetor 2026 Në ora: 17:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas një incidenti ku një i ri është goditur, duke drejtuar akuza ndaj pushtetit.

“Narkobanditi godet si shtazë të riun pa asnjë shkak! Krim i shëmtuar shtetëror!”, ka shkruar Berisha në reagimin e tij.

Deklarata e kreut të demokratëve vjen në një kohë tensionesh të larta politike në Shqipëri, pas protestave të fundit dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë.

Berisha nuk ka dhënë detaje të tjera në reagimin e publikuar.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat