Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ftoi studentët të ulen në dialog me kryeministrin Edi Rama
“Thirrja ime për të gjithë është protestuesit për dialog, janë vendosur karriget, gjithçka është gati. Protestuesit duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, duhet të ulemi.
Grupi i PS dënon dhunën. Unë kam qenë ministër i brendshëm dhe mos prisni kurrë nga ta nis nga policët, ngritja e dorës ndaj policisë së shteti është vepër penale.
E vetmja gjë nga dallojnë protestat tonë, nëse në Francë 3 në 4 të lënduar janë protestues, në Shqipëri 2 në 3 janë policë”, tha Balla.