Aktivisti Besmir Malo, i ftuar në emisionin “Pika mbi i” në Ora News, foli për protestat që vijojnë prej disa muajsh, duke i lidhur ato me problematikat dhe ngjarjet që kanë shoqëruar Shqipërinë gjatë dekadave të fundit.
Malo u shpreh se, për të, protesta është një qëndrim që e ka shoqëruar që prej lindjes, duke përmendur krizën e bukës në vitin 1992, trazirat e vitit 1997, tragjedinë e Gërdecit dhe ngjarjet e 21 Janarit.
"Jam një prej 40-vjeçarëve, ndoshta në shumicën e rasteve juve ju përcjellim dhe kemi marrë atë lloj edukatës, po për mua personalisht ka qenë një protestë që prej ditës së lindjes.
Sepse jam një 40-vjeçar i cili në '92-shin kemi dëgjuar atë krizën e bukës, jam ai 12-vjeçari i cili në '97-ën në vend që të kisha si një 12-vjeçar një vend më të lirë apo një vend më të instruktuar, më duheshe të im atë, si ish-ushtarak më duheshe të mësonte armët për t'u mbrojtur ndaj jetës. Unë jam ai dëshmitari i 40 viteve të cilët kam parë Gërdecin, 21 Janarin.
Kemi parë padrejtësitë të cilat qofshin PS apo PD, të cilët në 40 vite, ta marrin 36 vite, të cilët kanë bërë koalicione të çfarëdoshme për ta sjellë këtë realitet në këtë derexhe ku jemi.
Po patjetër që prej ditës së parë të kësaj proteste të cilën mbetet heroike prej 143 ditësh ndoshta ndjesë se u kalojmë, 43 ditë, ndoshta edhe mund ta gabojmë. Jam dëshmitari i këtyre protestave të cilat shqiptarët fatmirësisht Zotit kanë kthyer vëmendjen e vërtetë, të cilët neve na u deshën këto ditë protesta qofshin ato 135 paqësore, apo qofshin këto 9 ditë të cilat neve i vlerësojmë sot si protesta terroriste, si protesta të përshkallëzuara.
Neve drejtohemi, neve drejtohemi nga një vend të cilin kemi një qeveri dhe nuk është për ta anatemuar drejt qeverisë të cilës neve bashkëqeverisemi. Për të mos i lënë vend, ne jemi të gjithë bashkëfajtorë.Të gjithë këtu neve që jemi, qoftë nga prindërit tanë.
Unë e marr veten si prind i tre fëmijëve, në qoftë se fëmija ime më fsheh dhe më maskohet dhe do të dali në protestë i maskuar", u shpreh Malo.