PS, mesazh për protestën: Dialogu është e vetmja zgjidhje për një Shqipëri më të mirë

Shqipëria

PS, mesazh për protestën: Dialogu është e vetmja zgjidhje për një Shqipëri më të mirë

Më: 21 tetor 2026 Në ora: 19:05
Partia Socialiste e Shqipërisë

Partia Socialiste e Shqipërisë ka ndarë sot një mesazh drejtuar të rinjve pjesëmarrës në protestat disaditore që po zhvillohen në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, PS shprehet se e drejta e protestës është e pamohueshme, por dhuna nuk është zgjidhje.

PS thekson se dialogu është e vetmja zgjidhje për një Shqipëri edhe më të mirë.

“E drejta e protestës është e pamohueshme por dhuna nuk është zgjidhje!

Pas çdo uniforme qëndron një qytetar shqiptar, një familjar, një prind që në darkë shkon te fëmijët e tij.

Asnjë arsye për të protestuar nuk e justifikon dhunën. Dialogu është e vetmja zgjidhje për një Shqipëri edhe më të mirë”,-shprehet në mesazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat