​Policia e Shtetit - protestuesve: Distancohuni nga personat e maskuar dhe aktet e dhunës

Shqipëria

​Policia e Shtetit - protestuesve: Distancohuni nga personat e maskuar dhe aktet e dhunës

Më: 24 tetor 2026 Në ora: 20:45
Pamje nga protesta

Punonjësit e Policisë së Shtetit gjatë protestës së ditës së sotme janë përballur me akte të vazhdueshme dhune, të cilat rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe sigurinë e qytetarëve.

Policia e Shtetit përmes një deklarate për media u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestë të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, të cilët sulmojnë punonjësit e policisë dhe institucionet, si dhe dëmtojnë pronën publike e private.

Në njoftim, policia u bën thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dhune dhe të mos bëhen pjesë e veprimeve që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, raporton KosovaPress.

“E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me ligj. Dhuna, sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe dëmtimi i pronës publike e private janë të papranueshme dhe ndëshkohen me ligj.

Çdo veprim i dhunshëm që rrezikon jetën e punonjësve të policisë dhe të qytetarëve do të trajtohet në përputhje me ligjin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat