Kushte të qëndrueshme dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë të martë

Shqipëria

Kushte të qëndrueshme dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë të martë

Më: 27 tetor 2026 Në ora: 09:13
Fotoilustrim

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët.

Por nuk do të mungojnë vranësirat mesatare kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në lindje të cilat pritet të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët, në majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.

Era parashikohet të fryjë me drejtim veri– veri lindje me shpejtësi mesatare 8 m/s.

Ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat