Një vatër zjarri është regjistruar në orët e mbrëmjes në fshatin Bago të Kavajës, ku shërbimet zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e flakëve, shkruan “Bota sot”.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit, ndërsa pritet që ato të bëhen të qarta pas verifikimeve nga autoritetet përkatëse.
Në vendngjarje kanë dalë shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zonat përreth.
Deri më tani nuk ka informacione të tjera lidhur me dëmet e mundshme apo nëse ka persona të rrezikuar nga kjo ngjarje.