Një tjetër shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në një dyqan lulesh në zonën e Tufinës, në Tiranë.
Bëhet fjalë për biznesin në pronësi të Asllan Koçit, i cili është bërë objekt i një tjetër sulmi të ngjashëm rreth dy javë më parë.
Policia ka bashkuar dy ngjarjet dhe po heton për te zbardhur rrethanat.
Në sajë të hetimeve dhe nga deklarimet e pronarit ka dyshime se shkak janë bërë konfliktet e djalit të tij me disa persona për çështje borxhi nga lojërat e fatit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.11.2026, rreth orës 23:15, në Tufinë, në një dyqan lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor, së bashku me shërbimet e Policisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.