‘Dorëheqje, dorëheqje’! Policia krijon ‘gardh’, tenton të largojë protestuesit nga bulevardi

Shqipëria

‘Dorëheqje, dorëheqje’! Policia krijon ‘gardh’, tenton të largojë protestuesit nga bulevardi

Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 19:43
Pamje nga protesta

Policia ka krijuar një ‘gardh’ dhe po tenton që të largojë protestuesit drejt trotuarve.

Efektivët kanë bërë thirrje që protestuesit të largohen nga bulevardi “Dëshmorët e kombit”, pasi nuk lejohet protesta në sheshet kryesore, sipas aktit normativ të qeverisë.

Qytetarët kanë deklaruar se akti normativ i qeverisë për protestat është i paligjshëm dhe presin një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese.

Protestuesit po ashtu kanë theksuar se nuk do të rreshtin së protestuari, deri në largimin e kryeministrit Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat