Rama në Berlin me ftesë të kancelarit Merz, merr pjesë në takimin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”

Shqipëria

Rama në Berlin me ftesë të kancelarit Merz, merr pjesë në takimin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 10:21
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berlin, ku do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” (Coalition of the Willing), me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Kancelarisë Federale Gjermane, ku pritet të mblidhen përfaqësues të nivelit të lartë nga vende të ndryshme për të diskutuar çështje që lidhen me sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Evropë.

Pjesëmarrja e Ramës në këtë tryezë vjen në kuadër të angazhimit të Shqipërisë në bashkëpunimin me aleatët strategjikë dhe partnerët evropianë.

Prania e kryeministrit në këtë takim synon të riafirmojë rolin e Shqipërisë në diskutimet për sigurinë dhe stabilitetin evropian, si dhe mbështetjen e saj ndaj angazhimeve të përbashkëta me aleatët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat