Dyshohet se kishte planifikuar një atentat, Apeli liron nga qelia Vinçesk Pirolin

Shqipëria

Dyshohet se kishte planifikuar një atentat, Apeli liron nga qelia Vinçesk Pirolin

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 11:03
Vinçesk Piroli

Vinçesk Piroli nuk do të qëndrojë më në qeli. Gjykata e Apelit ka pranuar ndryshimin e masës së sigurisë për 38-vjeçarin, i cili u arrestua në tetor në Lezhë, pasi dyshohej se ishte përfshirë në planifikimin e një atentati.

Pas 38 ditësh në paraburgim, Piroli do të vijojë të jetë nën masën “arrest në shtëpi”.

Ai u vu në pranga më 11 tetor, gjatë një operacioni policor ku u arrestuan edhe Kristian Ymeri, 34 vjeç, dhe Elden Tarja, 25 vjeç.

Sipas dyshimeve të hetuesve, tre personat kishin bashkëpunuar për organizimin e një vrasjeje në territorin e Lezhës. Ata u vunë nën hetim për përfshirjen e mundshme në këtë plan kriminal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat