‘Shtetrrethimi’, premierë në teatrin ‘Bekim Fehmiu’

Teatri

‘Shtetrrethimi’, premierë në teatrin ‘Bekim Fehmiu’

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

'Shtetrrethimi’ nga autori Albert Kamy dhe nën regjinë e Fatos Berishës, vjen si premierë në teatrin e qytetit të Prizrenit, ‘Bekim Fehmiu’.

Premiera do të shfaqet më datë 30 dhjetor, duke filluar nga ora 16:30.

Ndërkaq, në njoftimin e faqes zyrtare të teatrit në rrjetin social Facebook, bëhet thirrja që të respektohen masat AntiCovid.

Në shfaqje do të luajnë: Ernest Malazogu, Edona Sopak. Xhevdet Doda, Alban Krasniqi, Rifat Smani, Liridona Shehu, Alban Cela, Zana Duraku, Alban Morina, Besëlidhje Bytyqi, Hajat Toçilla dhe Valmira Hoti. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat