Tre dyqane në zonën e Pazarit të ri në Tiranë janë përfshirë nga flakët për arsye ende të paqarta.
Flakët kanë përfshirë tre ndërtime të vjetra në pazarin e rikonstruktuar vite më parë nga bashkia. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të izoluar flakët.
Ende nuk është mësuar shkaku i rënies së flakëve dhe se në cilin dyqan kanë nisur ato.